Lila rikthehet te Tirana, pritet zyrtarizimi…

Mbrojtësi i kombëtares Andi Lila, me shumë gjasa, do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës gjatë sezonit që pritet të nisë më 24 gusht.

Burime pranë futbollistit, rrëfejnë për “Sportiim.al”, se gjithçka pritet të zyrtarizohet së shpejti, pasi midis Lilës dhe presidentit Halili është arritur akordi në parim.

Mbrojtësi kuqezi Andi Lila, përpara se të kalonte në futbollin helen me PAS Janinën, ka qenë pjesë e bardhebluve të Tiranës, me të cilët ka fituar titullin e kampionit më 2009 dhe Kupën e Shqipërisë më 2011.

Aktualisht, Lila ka përfunduar kontratën dhe është lojtar i lirë. Thuhet se 33-vjeçari, do të bashkohet me bardheblutë, pasi është bindur te projekti për ta rikthyer Tiranën në lartësitë e emrit dhe historisë së saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!