Kurbinasit me mungesa, kthehet Deliu
Ecuria e Laçit këto javë të fundit ka vendosur në pikëpyetje mundësinë e tyre për të rivalizuar kreun e klasifikimit që mbahet nga Tirana. Kurbinasit kanë 4 javë pa fitore me ekipin e teknikut Josa i cili prej javësh vuan mungesa të shumëta të formacionit titullar.
Ndaj Teutës të dielën në 13:45, sërish kontigjenti pritet të jetë i cunguar. Përpos dilemës së rikuprimit të Zarubicës, Qatos dhe Van Dejv Harmon, bardhezinjtë do të jenë të privuar dhe nga mungesat e detyruara të Velkoskit dhe Malotës.
Mbrojtësi maqedonas u largua padrejtësisht me të kuqe nga gjyqtari Bajramaj përgjatë Laçi-Skënderbeu, ndërsa lezhjani ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.
Nëse këkohet një lajm i mirë te Laçi, ai lidhet me rikthimin e mesfushorit Ardit Deliu. Kavajasi ndër pikat kryesore të kurbinasëve ka 4 takime që vuan një dëmtim dhe skuadra duket se e ka reflektuar rendimentin e munguar në fushë./Sportiim.al/