‘Thatësirë’ në Kukësi-Tirana

Abissnet Superiore: Kukësi- Tirana 0-0

Kukësi dhe Tirana mbyllën pa gola një ndeshje të luajtur mes tyre në Rrogozhinë. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 27-të Abissnet Superiore. Një duel i cili pati panoramë të ngjashme në të dy pjesët.

Fillimisht Tirana u duk se mbizotëroi mesfushsën dhe rrezikoi dy herë kuadratin e portierit debutues të KukësitFatjon Çollari. Më pas Kukësi i inspiruar nga loja e mirë e Gjelbrim Taipit sheh më shumë përpara.

Pjesa e dytë sërish nis mirë për bardheblutë por formacioni i longos arrin të dalë e të rrezikojë disa herë. Në të 65’ën Gjelbrim taipi më i miri në fushë, goditi traversën. Një shtyllë edhe për Tiranën në të 77′-ën. Sfidë e përfunduar 0-0 e cila nuk i sherbeu dhe aq Kukësit ‘vendas’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!