Vanoli: Ndaj Tiranës jo inferiorë

Do të debutojë si trajner i Dinamos në derbin 142 ndaj Tiranës. Vanoli pritet të aktivizojë një formacion taktik ndërsa në dispozicion duket edhe Imami.

Dinamo 18 herë kampione e vendit pasi i thehu rekordin e këmbimit për trajnerë në një sezon (3) do të ndeshet nesër në ‘Elbasan Arena’ në 16:45 me skuadrën e Tiranës.

Tekniku Rodolfo Vanoli me afro tri ditë në dispozicion është përpjekur të lëvizë fare pak duke u munduar të gjejë më të mirën e mundëshme të futbollistëve të tij.

Italiani 59 vjeçar do të ketë të gjithë grupin e lojtarëve në dispozicion, me përjashtim të Isaevskit i cili vuan ende dëmtimin e pësuar muaj më parë.

Rodolfo Vanoli për klubin është shprehur: “Në tre ditë nuk është se mund të ndryshojmë gjithë botën. Me pak riparime taktike dhe teknike si dhe më shumë besim tek futbollistët duhet të ndryshojmë trendin negativ që pësojmë shumë gola. Tiranën e kemi analizuar në detaje. Janë të fortë por nuk do të jemi inferiorë ndaj tyre dhe do të shkojmë për rezultat”.

Ndërkaq blutë e kryeqytetit janë shumë keq në rënditje. Dinamo pozicionohet e parafundit dhe një humbje eventuale me Tiranën do të ulte në maksimum shanset për qëndrim. Edhe pse do të jenë në lojë edhe 30 pikë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!