Joakim Lëv shtrohet në spital…
Trajneri i Gjermanisë Joakim Lëv, me probleme shëndetësore. 59-vjeçari është shtruar në spital për shkak të një dëmtimi gjatë një seance stërvitore dhe nuk do të jetë në gjendje të drejtojë ndeshjet e ardhshme kundër Bjellorusisë dhe Estonisë, të vlefshme për Euro 2020.
Në një deklaratë, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) konfirmoi se Lëv, ishte shtruar në spital për të trajtuar një arterie të grimcuar. Gazeta “Bild” raporton, se Lëv gjëndet në klinikën e Universitetit të Freiburgut me probleme të qarkullimit të gjakut, teksa shton se nuk kishte kaluar në operacion.
“Ndihem mirë, por duhet të kujdesem për veten time për disa javë”, – tha ish -trajneri i Shtugartit në një deklaratë.
Federata ka konfirmuar, se asistent trajneri Markus Sorg, do të drejtojë Gjermaninë në dy ndeshjet e kualifikuese për Euro 2020, kundër Bjellorusisë dhe Estonisë, më 8 dhe 11 qershor.