Helikopter në stadium, Laçi e “duartroket”

E ndërsa Laçi do të zbresë pas pak në “Niko Dovana” për të mbyllur edicionin në takimin me Teutën, në stadiumin e tij në Laç, ka zhvillime. Befas sot paradite, në qiellin mbi impinat, por dhe në tapetin e gjelbërt, është parë një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Nuk bëhët fjalë për ndonjë uzurpim, as për ndonjë defekt të mjetit flutures, por fusha e stadiumit, është zgjedhur si pikë e qetë ulje-ngritje për një mision specifik mes inspektorëve të qëndres dhe atyre të Kurbinit. Kjo situatë sa paradoksale aq dhe befasuese, ka gjetur të papërgatitur brigadën e punonjësëve që operon “non stop” në terren.

Nga Laçi, raportohet se gjithçka është kaluar me sportivitet dhe se helikopteri pas 5-6 minutave “relaksi” në fushë, ka marrë drejtimin drejt…”qiellit” .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!