Solomon fiton trofeun…
Transferimi i madh te Ballkani ka shënuar tre gola. Fiton “Ylli i javës”.
Teofilus Solomon ish- sulmuesi i Partizanit pasi u largua nga Shqipëria i shoqëruar me “përndjekje të drejtësisë” (u mbajt në qeli disa kohë pas denoncimit që i bëri e dashura në mars të këtij viti), u bë pjesë e Al Qadisa në Kuvajt por më pas iu bashkua Ballkanit në Kosovë.
Këtë fundjavë përballë Dritës, Solomon shënoi dy gola duke i dhënë tri pikë Ballkanit me skuadrën nga Suareka që merr vendin e parë në tabelë.
Ndërkaq në rubrikën “Ylli i javës”, ishte pikërish 25 vjeçari nigerian Solomon ai që u shpall lojtari i javës në Superligën e Kosovës.