Solomon fiton trofeun…

Transferimi i madh te Ballkani ka shënuar tre gola. Fiton “Ylli i javës”.

Teofilus Solomon ish- sulmuesi i Partizanit pasi u largua nga Shqipëria i shoqëruar me “përndjekje të drejtësisë” (u mbajt në qeli disa kohë pas denoncimit që i bëri e dashura në mars të këtij viti), u bë pjesë e Al Qadisa në Kuvajt por më pas iu bashkua Ballkanit në Kosovë.

Këtë fundjavë përballë Dritës, Solomon shënoi dy gola duke i dhënë tri pikë Ballkanit me skuadrën nga Suareka që merr vendin e parë në tabelë.

Ndërkaq në rubrikën “Ylli i javës”, ishte pikërish 25 vjeçari nigerian Solomon ai që u shpall lojtari i javës në Superligën e Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!