Drita dhe Gjilani fitojnë në fund, Feronikeli pa busull

U luajtën tri takime në Superligën e Kosoves me dy gjilanaset të cilat fitojnë në fund dhe marrin kreun e renditjes.

Drita e Nuhiut kaloi me shumë vështirësi Drenicën me një gol të realizuar në miutën e 89′-të nga Marko Simonovski.

Thuajse identike fitorja e Gjilanit që këtë sezon drejohet nga Ismet Munishi. Gerhard Progni gjeti avantazhin në të 85′ në fushën e Ulpianës për 1-2 final.

Ndërkaq Feronikeli duket i kapitulluar dhe destinacioni është në Ligën e parë të Kosovës. Humbja e gjashtë radhazi për Niklin. Sot e kaloi Malisheva 0-1.

Dje Prishtina barazoi 0-0 me Dukagjinin ndërsa të dielën luhet Llapi- Ballkani.

Java e 14, Superliga e Kosovës:

Drita- Drenica 1-0

Feronikeli- Malisheva 0-1

Ulpiana- Gjilani 1-2

Prishtina- Dukagjini 0-0 (të premten)

13:00 Llapi- Ballkani (të dielën)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!