Kupa e Shqipërisë/ Nis shitja e biletave për finalen Kukësi – Egnatia

Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për finalen e Kupës së Shqipërisë, Kukësi – Egnatia, që do të luhet më 14 maj  në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00.

Biletat mund të blihen në sportelin e biletarisë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” dhe “Air Albania” ose në biletarinë online (BLI KËTU BILETAT)

Procedura se si blihet bileta online:

  1. Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.
  2. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
  3. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
  4. Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!