UEFA cakton arbitrat e gjysmëfinaleve të Champions

UEFA shpalli emrat e gjyqtarëve të caktuar për dy gjysmëfinalet e Champions League.

E para nga dy ndeshjet për sa i përket kohës, mbrëmjen e nesërme mes Bajern Mynih dhe Real Madridit, iu besua arbitrit francez Klement Turpë ndërsa ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje, Borusia Dortmund- Paris Saint Germain, do ta drejtojë anglezi Entoni Tejlor.

Nëse te dueli i parë francezi vjen pa polemika, te ndeshja e Dortmundit, Entoni Tejlor duket se mban mbi supe dhe kritikat e shumëta në adresë të tij.

Anglezi ishte në epiqendër të kritikave gjatë finales së Ligës së Europës Roma- Sevilje por dhe së fundi ku tipike mbetet ndeshja e Premier League mes Notingham Forest dhe Evertonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!