Tuhel: Ndaj Realit do të jetë një duel interesant, Ançeloti legjendë

Nesër gjysëmëfinalja (vajtje) Bajern- Real, të mërkurën Dortmund- PSG.

Liga e kampionëve, faza gjysëmëfinale nis nesër me duelin epik Bajern Mynih- Real Madrid vajtje, programuar nga UEFA në orën 21:00 në “Allianz Arena”.

Para këtij dueli tekniku i bavarezëve Tomas Tuhel foli sot para mediave duke evidentuar rëndësinë e takimit dhe risitë e pritëshme përballë ‘Los Blancos’.

“Është maksimumi të luash ndaj Realit në gjysmëfinale nuk ka të bëjë me Mançesterin apo Liverpulin. Ata janë skuadra më e mirë në planet” thotë trajneri i Bajernit..

Sa ndikon taktika në një ndeshje si kjo?
“Gjërat si çështjet taktike, për shembull, mund të bëjnë një ndryshim. Por taktikat janë vetëm pjesë e lojës, sepse skuadra duhet të shfaqet në ekuilibër. Lojtarëve u pëlqen të bëjnë zgjidhje, të kenë një plan, një ide të përgjithshme. Sigurisht, në ndeshje duhetedhe pak fat.

Levandoski tha se Belingam është një nga më të mirët në botë...
“Po. Nuk më pëlqen të kategorizoj, nuk më pëlqen termi “lojtari më i mirë”. Ka shumë lloje lojtarësh… Jude(Belingam) është i jashtëzakonshëm, ai tashmë është rritur në Bundesligë. Përparimi i tij, niveli dhe personaliteti i fituar, janë të jashtëzakonshëm. Një lojatr kyç dhe duhet ta ndalojmë.”

Si është të sfidosh Karlo Ançelottin?
“Carlo, me aurën dhe karizmën e tij duket një babaxhan. Më e rëndësishmja është që ne të qëndrojmë atje dhe të përgatisim ekipin në stërvitje. Duhet të gjejmë një përzierje midis disiplinës dhe lirisë, të luajmë lirshëm pasi dhe ne kemi përvojë.”

Çfarë ndeshje prisni?
“Nuk është vetëm përvoja ajo që vendos. Ançeloti është një legjendë, ajo që ka bërë për futbollin si lojtar dhe trajner është e pabesueshme. Ai është një person kaq modest, një zotëri… Takimi im i parë me të ishte i mrekullueshëm, shumë i sjellshëm. Reali është duke fituar kampionatin.Do të jetë një sfidë mjaft interesante “

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!