Gjilani dhe Prishtina pa fitues

Ka përfunduar barazim supersfida e javës së 13-të në Superligën e Kosovës mes Gjilanit dhe Prishtinës.

Miqtë nga Prishtina të parët përpara me Mendurim Hotin në të 31-ën.Në pjesën e dytë Gjilani diktoi dhe krijoji disa raste për barazimin eventual të cilin e gjeti në të 67’-ën përmes një penalltie të shndërruar në gol nga Gerhard Progni. Gjilani kap provizorisht vendin e dytë me 22 pikë.

Në takimin tjetër të ditës, Dukagjini mundi 1-0 Feronikelin. Tabela kryesohet nga Ballkani i cili mundi të shtunën Dritën 2-0. Drenica humbi po dje me Ulpianën 0-1 ndërsa Malisheva- Llapi përfundoi 0-1./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!