Banjaja për notën ’10’, Markez rikthen shpresën në Herez
MotoGP e impenjuar këtë fundjavë në Herez (Spanjë) rezultoi efikase për italianin e Dukati, Françesko Banjaja teksa rikthehet për të fituar. Një garë brilante për të arritur suksesin e tretë radhazi në pistën e Herez.
Gara e dy herë kampionit të MotoGP ishte thjesht perfekte që në xhiron e parë, ku ai arriti të kompletonte parakalimin më të mirë të viteve të fundit me një lëvizje frenimi nga jashtë ndaj Martin dhe Bexekit.
Për italianin me numrin 1 ka 20 fitore në klasin më të lartë dhe dy të shënuara këtë vit. Kjo fitore shkurton renditjen dhe e çon Banjajan në vendin e dytë në renditje, 17 pikë prapa Horge Martin që ishte shumë i shpejtë edhe dje.
Podiumi i Mark Markez sjell shijen e një rilindjeje, duke luftuar për fitoren deri në xhirot e fundit. Mbyllja e podiumit është një Marko Bexeki i rilindur, i cili ruajti një ritëm të lartë për gjatë garës.
MotoGP do të kthehet në pistën për Çmimin e Madh të Francës në pistën historike Le Mans në fundjavën e 12 majit me fillimin e garës të planifikuar për në orën 14:00.
Mbërritja në Herez:
- F. Banjaja (DUCATI LENOVO TEAM)
- M. Markez (GRESINI RACING MOTOGP)
- M. Bexeki (PERTAMINA ENDURO VR46)
- A. Markez (GRESINI RACING MOTOGP)
- E. Bastianini (DUCATI LENOVO TEAM)
- B. Binder (RED BULL KTM FACTORY RACING)
- F. Di Xhanantonio (PERTAMINA ENDURO VR46)
- M. Oliveira (APRILIA TRACKHOUSE RACING)
- M. Vinjales (APRILIA RACING)
- P. Akosta (RED BULL GASGAS TECH3)
- R. Fernandez (APRILIA TRACKHOUSE RACING)
- J. Mir (REPSOL HONDA TEAM)
- A. Rins (MONSTER ENERGY YAMAHA MOTOGP)
- T. Nakagami (LCR HONDA IDEMITSU)
- F. Kuartararo (MONSTER ENERGY YAMAHA MOTOGP)
- S. Bradl (LCR HONDA CASTROL)
- L. Marini (REPSOL HONDA TEAM)
- rit. A. Fernandez (RED BULL GASGAS TECH3)
- rit. F. Morbideli (PRIMA PRAMAC RACING)
- rit. J. Miler (RED BULL KTM FACTORY RACING)
- rit. L. Savadori (APRILIA RACING)
- rit. J. Martin (PRIMA PRAMAC RACING)
- rit. J. Zarko (LCR HONDA CASTROL)
- rit. A. Espargaro (APRILIA RACING)
- rit. D. Pedroza (RED BULL KTM FACTORY RACING)