Goli i vitit në Ligë1…Video
Vahbi Khazri shënon golin e pazakontë në Ligë 1, sfera fluturon nga 68 metra dhe përfundon në rrjetë.
Metz – Sent Etien prej dekadash konsiderohet një “derbi” sportiv në Francë. Edhe përballja e ditës së shtunë e tillë u shfaq pasi shifrat në fund mbetën të barabartë 1-1. Të dyja skuadrat luftojnë për t’i ikur fundit (dje u luajt dhe Lion- Lens 2-1).
Metz kaloi përpara në minutën e 9′, por në të 16-ën u shpik goli i çmendur i barazimit nga Khazri për Sent Etien.
Me portierin vendas të dalë nga zona, futbollisti tunizian i lindur në Francë, lëshon një gjuajtje nga 68 metra për të realzuar golin e ‘vitit’.
Video: