Ramos gati, Poçetino pritet ta listojë

Serxhio Ramos sheh dritë në fund të tunelit. Sipas L’Equipe, ish-kapiteni i Real Madridit më në fund mund të debutojë me Paris Saint-Germain në ndeshjen e kësaj të shtune kundër Nantës.

Mbrojtësi spanjoll, pasi u prezantua te ekipi parizien mbeti peng i një dëmtimi i cili e mbajti larg skuadrës së re. Ende pa shkelur barin e Ligë 1. Madje pati dhe aludime duke shkuar deri aty sa dikush e quajti një prapakthehu të legjendës spanjolle drejt Spanjës.

Gjithçka bie poshtë pasi sipas prestigjiozes, Ramos 35 vjeçar është bashkuar me grupin e PSG-së në seancë dhe shfaqet plotësisht i rikuperuar. Mbetet për tu parë nëse Poçetino do t’i besojë minuta ndaj Nantës të shtunën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!