Dhunë sërish në Francë, Marsejë-PSG…

Komisioni disiplinor i LFP do të vendosë të mërkurën për incidentet e përseritura në Marsejë.

Në Francë, tifozët vazhdojnë të veprojnë të pashqetësuar dhe të krijojnë dhunë si brenda ashtu dhe jashtë stadiumeve. Në Marsejë, mbrëmë ka pasur një përplasje të dhunshme mes ultrasëve vendas dhe policisë

Sipas RMC Sport, tetë oficerë kanë pësuar mavijosje, ndërsa një komisar është goditur me gur në fytyrë dhe u dërgua për kurim të specializuar në spital. Janë bërë gjithsej 21 arrestime të personave vandalë.

Gjatë ndeshjes me PSG-në pati trazira. Në fakt, Marseja pasi iu nënshtrua një dënimi prej një pike të “pezulluar” pas ngjarjeve që ndodhën gjatë ndeshjes kundër Angers, me rastin e ri është e mundshme, që impianti ‘Velodrome’ të mbyllet thuajse plotësisht. Të mërkurën zbardhet vendimi disipilnor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!