Kupa me katër duele, Dinamo pritëse në Rrogozhinë
Përgatiti: Erga Kenga
Pas 12 skuadrave të kualifikuara dje për në turin e dytë të Kupës së 70-të të futbollit, sot duke nisur nga ora 13:45, do të mësohen dhe 4-ër ekipet e tjera për këtë fazë të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në vend.
Do të jenë 3 duele në Grupin A dhe një e vetme në Grupin B. Në Rrogozhinë Dinamo gjën strehë për të pritur Erzenin i cili i mundi në ‘Tofik Jashari’ në të vajtjes 1-0. E nëse kjo përballje duket specifike për të dyja klubet, një tjetër takim i sotëm ngjan me një sfidë të fortë sportive. Ai do të luhet në ‘Liri Ballabani’ të Burrelit mes matjanëve vendas dhe lezhjanëve të Besëlidhjes. Shifrat 0-0 lënë gjithçka hapur…
Sakaq takimi tjetër i Grupit A, Bylis-Oriku parë shifrat e takimit të parë, sheh si favorit për të ecur më tej ballshiotët. Ndërkohë i vetmi takim i grupit B, Tomori- Lushnja duket një kapitull i mbyllur. Suksesi i beratasëve 3-0 në transfertë, e kthen thuajse në një formalitet të kthimit sot.
Programi i ndeshjeve të kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë.
Të gjitha takimet nisin në 13:30.
Grupi A
Dinamo-Erzeni (0-1) (Rrogozhinë)
Bylis-Oriku (2-1
Burreli-Beslidhja (0-0)
Grupi B
Tomori-Lushnja (3-0)
Shënim: Në kllapa ndeshjet e vajtjes.