Belgjikë- Francë takimi në…Torino
Gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombëve sot në Allianz Stadium të Torinos. Belgjikë- Francë në një përballje unike në kërkim të finales së 10 tetorit (të dielën) në San Siro. Aty ku i pret Spanja e Luis Enrikes e cila eleminoi Italinë të enjten 1-2.
Në të dyja kampet ka entuziasëm. Belgët të cilit vijojnë të kryesojnë në ranglistën e FIFA-s pas humbjes me Italinë 1-2 në ‘Euro 2020’, kanë arritur të rikthehen te sukseset në kualifikuese.
E njëjta gjë vlen thuajse dhe për Francën. Eleminimi me penallti nga Zvicra në Europian dhe dy barazime e një fitore në kualifikuese të Botërorit janë shoqëruar së fundi dhe me probleme të vjetra në çështjen Benzema- Valbuena.
Gjithësesi, sot në Torino duke nisur nga ora 20:45, pritet një superndeshje. Do të gjykojë gjermani Daniel Seibert.
Formacionet eventuale:
Belgjika: Kurtua;; Alderveireld, Denayer, Vertongen; Kastanje, Vitsel, Tielemans, T Hazard; De Bryne, Lukaku, Eden Hazard.Tr: Roberto Martinez
Franca: Loris; Kund, Varane, L. Hernandez; Pavard, Pogba, Rabiot, Teo. Hernandez; Grizman; Mbape, Benzema, Tr: Didier Deshamps