Deshamps: “Gjeli” i madh i Torinos

Didier Deshamps e pati të ndritur historinë futbollistike në fushë me Juventus. Sot si trajner i përfaqësuesës së Francës, vjen në Torino si një “Gjel” i madh. Tekniku duke folur në prag të gjysmëfinales së dytë të Ligës së Kombeve kundër Belgjikës thotë:

Gjysmëfinalja dhe rikthimi në Torino?-“Kemi bërë gjithçka për t’u kualifikuar në këtë Final Four dhe tani do të përpiqemi të kalojmë Belgjikën dhe më pas fituesin Spanjën. Për mua është një qytet i veçantë, është si një shtëpi e dytë: është një kënaqësi e madhe të jem këtu, edhe nëse stadiumi është i ndryshëm”.

Mbape…Nuk e di se çfarë tha, nuk më intereson. Kilian është i lumtur që është këtu. Unë jam një luftëtar, po ashtu edhe lojtarët, dhe kur je një luftëtar asgjë nuk mund ta zëvendësojë këtë adrenalinë. Sidomos para se të përballeni me një kundërshtar cilësor si Belgjika.

Lukaku, Hazard dhe De Bryne?Ne nuk duhet të mendojmë vetëm për tre lojtarë. Me Belgjikën ka pasur gjithmonë një rivalitet të shëndetshëm, por ka shumë respekt, nga ana ime për Roberto Martinez, dhe gjithashtu mes lojtarëve. Do të jetë një ndeshje e mirë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!