Enrike: Gavi “çnjerzor”, e ardhmja e Spanjës

Gavi dhe Zheremi Pino, mahnitën me prezencën, Enrike elozhe pas ndeshjes.

Luis Enrike befasoi opninonin sportiv në Spanjë dhe më gjërë me zgjedhjet e bëra në sfidën me Italinë në gjysmëfinale me Italinë. Të enjten tekniku aktivizoi që nga minuta e parë 17 vjeçarin Gavi për të cilin po flasin shpejt në të gjithë europën. Por ai që vlerëson gjeniun e ri të Barçës ishte vetë Enrike pas ndeshjes:

“Unë kam nënvizuar se Gavi është një lojtar unik: duket sikur ai është në oborrin e shtëpisë së tij. Ai ka një personalitet jashtë çdo parashikimi. Është çnjerëzor dhe debutimi i tij ishte perfekt: ai tashmë është e tashmja e ekipit kombëtar.

Verrati është idhulli i tij dhe ai u përball me të në një mënyrë e shkëlqyer .Kënaqësia më e madhe të kapnim finalen. Ne jemi të kënaqur me garën, lojën dhe rrugën tonë”.

Sakaq, Spanja do të përballet me fituesin midis Belgjikës dhe Francës të dielën 10 tetor, në San Siro (fillimi në 20.45).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!