Alaba, të mërkurën prezantimi zyrtar te Reali
Në një komunikatë zyrtare Real Madrid lajmëron se nesër në mesditë do të prezantojë zyrtarisht mbrojtësin austriak David Alaba.
Me karrierë të shkëlqyer te Bajreni i Mynihut, ndërsa të kujton Totin te Roma, rasti i Alaba mund të jetë unikale e dekadës së fundit. Gjithë aktivitetin sportiv 29 vjeçari e zhvilloi në Bavari me gjigandët e Bajernit.
Njoftimi:
Real Madrid C. F. njofton se nesër, e mërkurë 21 Korrik, në 12:30 pasdite në Real Madrid City, do të bëhet prezantimi i David Alaba si një lojtar i ri i Real Madrid.
Më tej, David Alaba do të paraqitet para mediave në një konferencë për shtyp.