Prezantohet Alaba, do mbajë fanellën e Ramos

U prezanta sot me nderet e një kampioni te klubi kampion në botë, Real Madrid. David Alaba, mbrojtësi austriak(29) që do të mbajë veshur fanellën e një legjende te Reali si Serxhio Ramos. Atë me numër 4-ër.

Mirësevini në klubin ku ëndrra juaj është të vazhdoni të fitoni më shumë tituj. Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj të re ”, deklaroi presidenti Florentino Pérez gjatë prezantimit të austirakut.

Pasi filloi karrierën e tij me SV Aspern dhe Austria Vienna, Alaba u bashkua me Bajern Mynih në verën e vitit 2008, duke bërë debutimin e tij në moshën 17 vjeç.

Para se të fitonte një vend në ekipin e parë, ai luajti për pak kohë për Hofenheim në sezonin 2010/11. Përveç posedimit të atributeve mbrojtëse si forca dhe ritmi, ai është një lojtar shumë teknik dhe është një goditës i shkëlqyeshëm i topit nga gjuajtjet e lira. Alaba shënoi 33 gola për Bajern Mynih.

Trofe të David Alaba::
-2 Liga të Kampionëve
-2 Kupa Bote për për Klube
-2 Superkupa Evrope
-10 tituj të Bundesligës me Bajern
-6 Kupa të Gjermanisë
-6 Superkupa gjermane
-3 herë zgjedhur në ekipin e Vitit të UEFA-s (2013, 2014 dhe 2015).
-Futbollisti i vitit në Austri në 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016 dhe 2020.
-Personaliteti Sportiv i vitit në Austri në 2013 dhe 2014.

Klubet:
-SV Aspern (1998-2002)
-Austria Vjenë (2002-2008)
-Bajern Mynih (2008-2011)
-Hofenheim (2011)
-Bajern Mynih (2011-2021)
-Real Madrid (2021-)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!