Selmani shkon te Teuta

Sipas një postimi të fundit në rrjete, klubi i Teutës ka arritur të marrë në “paketë” vëllezërit futbollistë Adolf dhe Santiago Selmani.

I pari i konfirmuar si një qëndrmbrojtës tipik te Laçi dhe te U21 kuqezi, vetëm 21 vjeç ndërsa Santiago (19) u aktivizua së fundi te moshat bardhezi të Kurbinit.

Njoftimi:

KF Teuta njofton se sulmesi Santiago Selmani, dhe qendërmbrojtësi Adolf Selmani janë zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë! Të dy lojtarët, janë njohës mjaft të mirë të kampionatin tonë, dhe vin si një vlerë e shtuar për sezonin e ri në ekipin tonë, drejt objektivave që kemi! Santiago dhe Adolf Selmani, të cilë luajn në rrolin e mbrojtësit dhe sulmesit, në të kalurën Adolf Selmani është aktivizuar me ekipin e Laçit, ndërsa Santiago stërvtije me ekipin e parë të Laçit dhe aktivizohej me të rinjtë. Të dy futbollistët i janë bashkuar skuadrës sotë në seancën e rradhës stërvitore që u zhvillua në Durrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!