Kuartararo fiton Muxhelon, lideri i ri i Botërorit
Francezi i jashtëzakonshëm në pistë i dedikon suksesin zvicerianit Xhejzon Dupaskier që humbi jetën sot në Firence.
Tashmë mund të konsiderohet i konsoliduar si prijësi i ri i MotoGP. Një pilot i madh i së ardhmes duket se është konfirmuar në sportin e motorrëve me kubikë të lartë.
Francezi Fabio Kuartararo fiton duke dominuar në pistën e Muxhelos në Itali. E treta sezonale dhe ndjeshëm kandidati kryesor për të fituar Botërorin e vitit 2021. Numri 20 e nisi nga ‘pole position’ dhe pas disa luhatjeve në start, rimerr kreun dhe vendos supermacinë.
Në vend të dytë portugazi Miguel Olivera ndërsa i treti i takon kampionit të sezonit të kaluar spanjollit Johan Mir.
Ndërkaq shumë rrëzime në pistë me Mark Markez që ka humbur fillin e pilotimit por dhe të Françesko Banjajas i cili humbi një mundësi të mirë për të fituar në shtëpi.