MotoGP/ Kuartararo ‘pole’ numër 5 sezonal

Nesër në Barcelonë, duke nisur nga ora 13:00 gara zyrtare e MotoGP.

Pole position i 5 radhazi për numrin 20 të Yamaha Fabio Kuartararo. Në provat zyrtare të pistës së Katalonjës sërish francezi tashmë lider në klasifikimin e Botërorit 2021 ishte më i shpejti.

Në raundin e shtatë sezonal të MotoGP 20 vjeçari e mbylli seancën kualifikuese në 1’38”853 duke lënë prapa dy motorrët e Dukati të Xhek Miler dhe Johan Zarko.

Në skaljonin e dytë Franco Morbideli i 5-të, ndërsa Françesko Banjaia i 9-ti. Valentino Rosi ndërsa në fund të provave pati një rrëzim niset nga vendi i 11-të. Kampioni në fuqi i Botës Joan Mir i 10-ti ndërsa Mark Markez do të niset i 13-ti.

Klasifikimi për pilotë kryesohet nga Kuartararo me 105 pikë pas 6 garave.

Immagine
Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!