Dupaskier nuk ja del, piloti zvicerian humb jetën

Ndërsa në Moto 3 një italian i quajtur Denis Foxha fiton garën e kësaj kategorie në pistën e Italisë një lajm i trishtë pushton prag sfidën e Çmimit të Madh të Moto2.

Piloti zvicerian, Xhejzon Dupaskier në Moto3 u përfshi dje në një aksident të frikshëm në Muxhelo ndërsa sot vjen lajmi i kobshëm. Piloti 19 vjeçar nuk ja ka dalë dot dhe ka ndërruar jetë.

Jemi shumë të pikëlluar të njoftojmë humbjen e pilotit Jason Dupasquer. Në emër të të gjithë familjes së Moto GP-së, u dërgojmë ngushëllimet e sinqerta skuadrës së Jason, familjes dhe gjithë të dashurve të tij. Do të jetë një mungesë e madhe. Prehu në paqe Jason”, shkruhej në faqen zyrtare të MotoGP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!