Në ‘Etihad’, Siti- PSG, formacionet…
Moti me shi shoqëron këto momente (50 minita para startit) qytetin e Mançesterit, vendasit dyshojnë në mosaktivizimin e Mbape.
Pas pak në ‘Etihad’, duke nisur nga ora 21:00 Mançester Siti dhe PSG, për t’i vënë vulën biletës së parë finaliste të Ligës së Kampionëve të këtij sezoni.
Për të shkuar drejt Stambollit, vendasit e Pep Guardiolës, do duhet të ruajnë avantazhin e së vajtjes ndërsa ‘qytetarët’, fituan në Paris 1-2.
E kundërta vlen për PSG e cila duhet të shënojë së paku 2 gola në portën vendase. Në pikëpyetje aktivizimi i Mbape.
Formacionet zyrtare dhe vendosja grafike:
Mançester Siti:
Ederson; Walker, Stones, Rúben Dias, Zinchenko; De Bruyne, Fernandinho, Gündogan; Mahrez, Foden, Bernardo Silva. Tr: Pep Guardiola
PSG:
Keylor Navas; Florenzi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Ander Herrera, Paredes, Verratti; Di Maria, Icardi, Neymar.Tr: M. Poçetino