E thonë analistët, Skamaka, sulmuesi kryesor i Italisë, Gjimshiti e …njeh

A është Skamaka sulmuesi i Atalatës, ai që Shqipëria do duhet ta mbajë në evidencë në ndeshjen hapëse të Grupit B në Euro 2024? Përgjigjen pritet ta japë…Gjimshiti.

Në fakt, paraditen e djeshme teksa bergamaskët ishin para ndeshjes në ‘Velodrome’ me Marsejën për gjysmëfinalen e vajtjes të Europa League (1-1) ‘Rai Sport’, në analizën paraprake, e konsideroi 25 vjeçarin si njeriun e pritëshëm të sulmit të ‘Axurëve’ në ‘Gjermani 2024’.

Analistët thanë mes të tjerave, se gjigandi i sulmit te skuadra e kapitenit të Kombëtares kuqezi Berat Gjimshiti, ishte duke kaluar një lëndim të lehtë dhe se Skamaka mund ta niste nga stoli. Megjithatë Gasperini e hodhi në fushë që nga minuta e parë dhe gjigandi (1.96 m) i lindur në Romë i dha avantazhin provizor Atalantës teksa në të 11′ shënoi një gol tipik zone.

Në fakt, Xhanluka Skamaka te Atalanta, është paraqitur në shumicën e ndeshjeve të Serie A në sezonin 2023/2024, duke bërë 24 paraqitje në total dhe duke luajtur 1150 minuta. Ai është përzgjedhur në formacionin fillestar në 13 nga këto paraqitje në 33 ndeshjet e tyre dhe ka hyrë si zëvendësues në 11 raste.

Në përgjithësi, në karrierën e tij në Serie A, ai ka luajtur 89 ndeshje në këtë kompeticion, me 33 gola të shënuar dhe gjashtë asistime.

Skamaka më herët pjesë e Sasuolos, në edicionin 2022/2023 luajti te Uest Hem në Premier League për t’u bashkuar me bergamaskët gjatë këtij edicioni.

Sulmi i Italisë së Spaletit:

Sulmuesit e Italisë, grubulluar nga trajneri Luçiano Spaleti gjatë nëntorit të kaluar për miqësoret me Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën (17 dhe 20 nëntor 2023).

Domeniko Berardi, Federiko Kieza, Stefan El Sharau, Moise Kin, Mateo Politano, Xhakomo Raspadori, Xhanluka Skamaka, Nikolo Zaniolo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!