Poçetino i shqetësuar, Mbape në dyshim ndaj Sitit

sportiim2

Në vigjilje të ndeshjes së kthimit nesër në Etihad mes Mançseter Sitit dhe PSG-së, sulmuesi i miqëve Kilian Mbape është tërësisht në dyshim për tu aktivizuar.

Poçetino në konferencën për shtyp sqaron momentin: “Mbape do të stërvitet vetëm sonte. Ne do të shohim nëse është në dispozicion për nesër. Po, jam i shqetësuar për të. Do të shohim në orët e ardhshme nëse do të jetë në dispozicion.“

Kështu në prag të ndeshjes kundër Sitit, trajneri i PSG, nuk e fsheh shqetësimin e tij për gjendjen e sulmuesit francez, në dyshim për shkak të një problemi të muskulor të këmbës së djathtë.

Ndërkaq takimi i parë gjysmëfinal luajtur në Paris, ka përfunduar 1-2 për skuadrën e Pep Guardiolës.

?>