Siti në finale, mund dy herë PSG-në

Finalja e parë në Ligën e Kampionëve në historinë e Mançester Sitit.

Gjysmëfinale Champions League: Mançester Siti- PSG 2-0 (4-1)

Algjeriani Riad Mahrez i mbyll të gjitha shtigjet dhe ndal PSG për të shkuar për herë të dytë radhazi në një finale të Ligës së Kampionëve. Në Etihad, mes shiut dhe breshërit ‘pranveror’, Mançester Siti plot cilësi, kalon 2-0 Paris SG të teknikut Mauricio Poçetino.

Kështu, në të 11-ën dhe në të 63-tën qytetarët shënuan golat që po tu shtosh dh dy të tjerë, realizuar në transfertë, bëhën 4 ndaj një të PSG.

Mançester Siti pret të njohë nesër në mbrëmje finalisten tjetër që do dalë mes Çelsit dhe Real Madrid në ndeshejn e parashikuar për tu luajtur në Londër (1-1 e vajtjes).

Një finale e cila do të mbahet më 29 maj në stadiumin Ataturk të Stambollit. Siti niset për herë të parë në një finale Championsi…nëse ia del të dalë nga dhomat e xhveshjes me festën e çmendur. (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!