Foden ‘Lojtari i Vitit’ në Premier League’

Edhe pse kampionati ende nuk ka përfunduar, sulmuesi i Mançester Sitit Fill Foden është zgjedhur futbollisti i vitit në Angli. Çmimi i Foden vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm me 16 gola në Premier League deri më tani për kampionin në fuqi.

Anësori dha 10 asistime në të gjitha garat për ekipin e Pep Guardiolës. Në këtë event të ndarjes së çmimëve klubi bëri dopio në çmimet individuale me Kadija ‘Buni’ Shou që mori çmimin për femra.

Foden mori 42% të votave për të mposhtur Deklan Rajs të Arsenalit të vendit të dytë dhe Rodrin bashkëlojtarin te Siti, në të tretin. Odegard (Arsenal) i katërti teksa më pas vijnë Vatkins (Aston Vila) dhe Kol Palmer i Çelsit

Ndërkohë për femra Shou është lojtarjai e dytë i Mançseter Sitit që fiton çmimin e vitit. Përpara saj ishte Nikita Parris fitoi në 2019.

Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!