Hamilton i pari në Portugali
Kampioni në fuqi i botës Luis Hamilton ka triumfuar sot në Portugali për Çmimin e Madh në Formula 1.
Një garë e cila pa në vijën e parë Valteri Botas, Luis Hamilton me mercedes dhe Mark Verstapen me Red Bull.
Ndërkaq mes kalvarit të xhirove, britaniku ia doli në fund të presë shiritin e finishit duke merituar vendin e parë.
Në fillim të garës Hamilton 7 herë kampion bote me njëvëndëshe, u parakalua nga holandezi Verstapen por katër xhiro më vonë, Hamilton me 44 e tij, e kaloi Verstapenin dhe i shkoi garës deri në fund.