Botas drejt largimit, Rasëll në ‘pole’

Me Hamilton pilot i parë, finlandezi me makinën e tij ka arritur të fitojë vetëm 9 nga 44 gara të fituara nga shoku i tij i skuadrës, Luis Hamilton.

Piloti anglez i Uilliams, Xhorxh Rasëll pritet të zëvëndësojë sezonin ardhëshëm pilotin finlandez te Mercedes, Valteri Botas.

Botas shpesh i orientuar nga drejtuesit për të hapur ‘krahun’ nuk ka zhvilluar paraqitje të mira. Me Hamilton si pilot i parë, finlandezi me makinën e tij ka arritur të fitojë vetëm 9 gara nga 44 të fituara nga shoku i tij i skuadrës, Luis Hamilton.

Në këtë aspekt, vetë drejtuesit e skuderisë gjermane nuk janë të kënaqur me performancat e finlandezit, teksa zëvendësues i tij pritët të jetë Xhorxh Rasëll. Piloti i dalë nga shkolla e pilotëve të Mercedes Benz, mori vendin e Hamilton edicionin e kaluar kur numri 44 u pikas me COVID-19..

Rasëll 23 vjeç, falë talentit të treguar në pistë, konsiderohet si e ardhmja e Formula 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!