Lukaku pushton mediat italiane…
Mbrëmja brilante e sulmuesit të përfaqësueses belge nuk mund të kalonte aq ‘lehtë’ nga mediat e mëdha të gadishullit apenin. Por jo vetëm…
Sulmuesi belg i ‘pavlefshëm’ te Mançester Junajtid, kthehet në makineri golash dhe asistesh te Interi “kinez” i Antonio Kontes.
Ndaj Lacios, sulmuesi shtatlartë ishte thjesht protagonist absolut ndërsa me dy gola dhe një asist te goli i tretë, ndihmoi Interin të parakalojë Milanin për kreun e Seria A.
Sot mediat sportive në Itali e kanë ‘shënjestruar’ si heroin e zikaltërve. aq më teper që Lukaku 27 vjeçar, dje arriti te 300 gola në karrierë.