Tare: Pas derbit me Romën kemi entuziazëm
Në fushë rikthehet Strakosha, nga minuta e parë edhe Muriqi.
Ka startuar ndeshja Lacio- Parma e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë (Në kohë reale 1-0 min 23′).
Para kësaj sfide, drejtori sportiv i Lacios Igli Tare, foli për Rai Sport për ndeshjen Lazio-Parma:
“Ne duhet të përfitojmë nga mungesat e Parmës, por gjithashtu të përfitojmë nga entuziazmi që mbartim pas një fitore të rëndësishme si në derbi. Ne duhet të kalojmë dhe të mendojmë për ndeshjen tjetër “.
Lacio mundi Romën 3-0 dhe para saj kishte kaluar edhe kundërshtarin e sotëm, Parmën 0-2. Tare sheh një skuadër të orientuar drejt fitorëve.