Milan dhe Inter, milanezet një pikë

Quotidiano Sportivo sot: ‘Milan ose Inter, mbretëresha është këtu’.
Me Fiorentina- Krotone në program në 20:45, mbyllen katër takimet e sotme në Seria A. Befason Milan në shtëpi teksa mposhtet në të gjitha drejtimet nga Atalanta.
Skuadra bergamaske shënoi tri herë me Romero, Iliçiç me penallti dhe Zapata. Skuadra e Gjimshitit në vend të 4 me 36 pikë. 7 më pak se Milani kryesues.
Ndërkaq, nuk ka përfituar Interi për të marrë kreun. Sot skuadra e Kontes u ndal 0-0 në Udine me bardhezinjtë vendas. Barela, Lukaku dhe Martiez humbën disa mundësi…
Më herët Roma me Kumbullën në fushë, ka mundur në një duel të zjarrtë Specian 4-3. Vendasit po udhëhiqnin 3-1 por më pas kur shifrat shkuan në 3-2, gjithëçka u luajt me enzuziazmin e debutuesëve që patën luksin të mbain në stol Adrian Ismajlin. Një gol i miqëve në të 90-tën, solli “zgjimin” e sulmuesëve romakë për të marrë tri pikë.
Rezultatet Seria A:
roma- Specia 4-3
Milan- Atalanta 0-3
Udineze-Inter 0-0
Fiorentina- Krotone 2-1
Sakaq, shtypi italian (Quotidiano Sportivo) sot referuar dy ndeshjeve të skuadrave milaneze, dilte me titullin: ‘Milan ose Inter, mbretëresha është këtu’. Ta ketë patur me kampion dimri?
