Juventus dhe Ronaldo, Superkupa ’33’

Superkupa e Italisë në Rexhio Emilia: Juventus- Napoli 2-0 (Ronaldo 64′,Morata 95′)

Portugezi thyen rekordin e Bicanin me 759, mbërrin në 760 gola duke hyrë në historinë e futbollit.

Superkupa numër 33 e Italisë, planifikuar fillimisht për në 4 tetor 2020, nuk u luajt për arsyet e pandemisë. Juventus dhe Napoli u takuan sot për të diskutuar trofeun në Rexhio- Emilia.

Edhe pse fillimisht u tha se Juve do kishte një formacion emergjence, në fushë ndaj skuadrës së Gatuzos u pa një skuadër bardhezi më e formatuar dhe kërkuese në lojë.

Në ndeshjet e mëdha del gjithnjë në skenë klasi i Kristiano Ronalos. Goli i tij në minutën e 64′ i dha avantazhin bardhezinjëve. Insinje humbi një penallti për Napolin në të 80-ën. Në minutat shtesë, Kuadrato shërben pastër për Moratën që depoziton në rrjetë. Hysaj dhe Rrahmani ishin në stol.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!