Duro: Vlerësojmë Apoloninë, Laçi luan për fitore
Shpëtim Duro përpara transfertës së Laçit ndërsa nesër luan në “Loni Papuçiu” me Apoloninë, tha se gjëndja e skuadrës që drejton që nga java e 8-të, është mjaft e mirë.“Kemi gjëndje pozitive, skuadra është stërvitur me moral të lartë”, nis tekniku.
Kurbinasit pas 13 javëve, pozicionohën të dytët dhe sfida me bardhëjeshilët te kampi i tyre konsiderohet determinant. Për shkak kartonësh mungojnë Musta dhe A.Selmani.
Gjëndja e skuadrës?
“Kemi gjëndje pozitive. Skuadra është stërvitur me moral të lartë. Uroj që të ruhet kjo atmosferë dhe nesër të shprehemi si dimë dhe të arrijmë objektivin.”
Në vend të Mustës së pezulluar dhe situata me Nuabuezen?
“Kemi disa alternativa, por ende se kam vendosur përfundimisht se kush do luajë në të majtë.Ndërsa për Nuabuezën, them se më në fund do të jetë i gatshëm për tu aktivizuar. Ka kryer disa seanca me grupin dhe e shoh mirë. Të shohim.”
Apolonia 4 pikë në dy takime, i druheni?
“Nuk ka vend për ndrojtje. Ata kanë bërë mirë por ne jemi të interesuar për objektivin tonë që në çdo takim janë tri pikët”,Duro.