Çelhaka: Jam gati, të fitojmë me krutanët

Mesfushori i kampionëve bardheblu Jurgen Çelhaka, ka lënë prapa dëmtimin që e ka mbajtur jashtë fushave për pjesën e parë të sezonit dhe nga sot, futet në planet e teknikut Nevil Dede.

Njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit që u shpall kampion (2019-20), njëherazi dhe zbulim i sezonit pati probleme me muskujt e barkut. Para ndeshjes me Kastriotin nesër në ‘Selman Stërmasi’ doli para gazetarëve për të folur për gjendjen e tij, por dhe të skuadrës.

Si është gjendja e Çelhakës?

Gjendja ime është shumë e mirë, jam rikthyer pas një kohe të gjatë. Tani jam gati në 100%-in tim, vetëm kondicioni im fizik nuk është aty ku duhet. Shpresoj me stërvitje do të arrij aty ku duhet dhe nga java tjetër, kismet Zotit, do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Ka qenë shumë e vështirë, nuk isha përballur asnjëherë me kështu dëmtimesh, por të gjithë çunat më kanë qëndruar afër, të gjithë drejtuesit më kanë qëndruar afër. Kjo më ka bërë që të mos e ndjej fare këtë dëmtim.”

Si të është dukur skuadra këto kohë që nuk ke luajtur?

Skuadra ka bërë ndeshje shumë të mira, të gjithë çunat kanë dhënë 100%, vetëm çështja e golit nuk është zgjidhur shumë mirë. Besoj se Seferi dhe Muçi do e zgjidhin çështjen e golit.”

Të tremb konkurenca?

“Jo, konkurenca i bën mirë ekipit, i mirëpres të gjithë lojtarët e mirë. Toli ka bërë ndeshje të mira, edhe unë mund të bëj ndeshje të mira tani që kthehem. Mund të luaj me Tolin dhe Bathën, i takon trajnerit.”

Titulli?

“Mendoj se Tirana duhet të mendojë për ndeshjen e ardhshme. Edhe vjet kështu e nisëm dhe e përfunduam me titullin kampion. Ndaj Kastriotit është ndeshje e vështirë, ata janë agresivë, por ne jemi Tirana, luajmë në shtëpinë tonë dhe shkojmë vetëm për fitore”, Çelhaka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!