Vllaznia, fitorja e 10-të për titullin e…10-të

Kategoria Superiore, java e 14-të:

Kukësi-Vllaznia 0-1 (Kalaja 58′): Teuta- Bylis 2-0 (L.Vila 28′, Gruda 66′)

Elbasan:

Ngjan me një fitore të 10-të sezonale për një titull të 10-të kampion. Kështu Vllaznia e Shkodrës ia del ta kalojë edhe Kukësin në rrugën e saj drejt konsolidimit të titullit kampion në këtë edicion ku askush nuk i kishte projektuar shkodanër si forcë të parë.

Një gol i shënuar nga Arlind Kalaja në të 58-ën, i mjaftoi kuqebluve për të dërrmuar akoma më tej nënkampionët e vendit që si kurrë më parë në elitë, po kalojnë momentet më të vështira.

Në fakt, skuadra e Rrahmanit e ka nisur më mirë lojën aq sa për 30 minuta, u duk se ishte ajo padronja e ‘Elbasan Arena’-s. Loja nga krahët ishte prioritet i verilndorëve por me një Eze zero në vijën e parë, gjërat u vështirësuan. Një shtyllë aksidentale për Kukësin nga Hetemaj, fare pak.

Durrës:

Një gol i Lorencio Vilës, e më pas ai i Grudës, i japin tri pikë të vyera Teutës së teknikut Edi Martini në përballjen e tyre sot ndaj Bylisit. Në “Niko Dovana”, skuadra e Dovedan, përkundër largimëve të futbollistëve si Murataj e Mëllugja por dhe mungesën e detyruar të Ndrecës, nuk bën asgjë për të qëndruar në lojë.

Madje dhe në rastet e golave vendas, gabon keq duke vështirësuar situatën në fund të tabelës.Pas këtij tri pikëshi, formacioni i Teutës, ngjitet në vend të dytë me 23 pikë.

Takmiet e tjera të javës, luhen nesër duke nisur nga ora 13:45.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!