Vijon kaosi, Liga: Vendosim të hënën
Liga Profesioniste e Futbollit do të mblidhet sërish të hënën në një takim në ambientet e “Air Albania”, për të vendosur për hapat e mëtejshme.
Pas fjalëve optimiste të Dukes, deklaratave vendnumuro të ministres Denaj, Liga dhe klubet gjëndën sërish në kaos.
Liga del me një deklaratë:
Njoftimi:
Liga Profesioniste e Futbollit bën të ditur se akoma nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e Qeverisë për kërkesat e saj dërguar Kryeministrit.
Në këto kushte, Liga do të mblidhet sërish ditën e hënë datë 26.10.2020 ora 11:00 në ambjentet e Stadiumit “Air Albania” për të diskutuar dhe vendosur mbi hapat e mëtejshme.
Liga Profesioniste e Futbollit
Tiranë më 25 Tetor 2020