Libohova të premten vendosim përfundimisht

Janë takuar sot mes tyre, klube-drejtues Lige por asgjë nuk ka siperfaqësuar për mirë. Liga Profesioniste e Futbollit e kalon sërish topin te qeveria duke u shprehur se të premten Liga do mblidhet sërish. “Deri athëherë qeveria duhet të ketë vendosur” thotë Libohoha pas takimit të sotëm.

Do të presim deri ditën e enjte nëse do të kemi një përgjigje nga qeveria. Më pas do mblidhemi për të vendosur për bojkotin. Po i lëmë një afat tjetër, për të pasur një përgjigje dhe më pas do mblidhemi për të marrë vendimin përfundimtar. Nuk e dimë pse ende nuk ka ardhur një përgjigje përfundimtar.

Nuk ka një ngërç. Nëse nuk vjen deri ditën e enjte, do mblidhet Liga ditën e premte dhe më pas do vendosim. Nuk kemi detaje se çfarë diskutoi Duka me Ramën, ishte pozitiv, por nuk kemi detaje. Ky bojkot nuk e rrezikon kampionatin. Nuk është diskutuar asnjë propozim tjetër për kampionatin”, u shpreh kreu i Ligës, Libohova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!