Duka takon Ramën, futbolli në prag…

Pritej një takim Duka- Rama dhe ai ka ardhur. Dy miqtë e ‘vjetër’ duket se sot kanë gjetur akordin paraprak lidhur me ngërçin e futbollit në vend dhe sipas Presidentit të FSHF-së, kampionati do mund të nisë javën që vjen.

Në një komunikim për mediat gjatë një aktiviteti të Dukës, kreu i FSHF ndër të tjera tha:

“Kryeministri Rama pranoi kërkesat tona dhe me tha se ato do miratohen. Jam i kënaqur që fitoi futbolli  dhe kjo është fitore për të gjithë jo thjesht e futbollit”, tha Duka.

Por kur do te zbresin skuadrat ne fushën e lojës.

“Një ore e me parë unë skam qene kurrë për këto radikalizma, duhet te ishim dakordësuar më parë”, tha Duka.

Ndërkaq pritet takimi lajmëruar ndërmjet Ligës- Ministrisë së Financave dhe negociatorit Ylli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!