Lici e kalon ‘topin’ te Naku
I njohur si futbollist modern, Suad Lici pas karrierës në fushë, iu bind 3 vite më parë ftesës së Voltana Ademit, kryebashkiakes së Shkodres për të marrë në administrim klubin e futbollit Vllaznia.
Me afrimin e drejtuesëve të rinj, pozicioni i Licit nisi të zbehej dhe ditët e fundit Lici dha dorëheqjne për arsye personale nga administrimi.
Sot është klubi verior që ka dalë në një deklaratë zyrtare duke pranuar dorëheqjen e ish- kapitenit. Benjamin Naku, njëkohësisht anëtar i këshillit mbikëqyrës të klubit, emërohet në rolin e administratorit të ri.