Teuta pret startin, miqësore në familje

Të gjithë duket se janë në një mendje. Teuta e Durrësit, pas një edicioni të suksesshëm me dy trofe (Kupë & Superkupë) gjatë sezonit të shkuar, shihet si kandidate kryesore për të zbritur Tiranën këtë edicion të radhës nga froni.

Përforcimet e bëra me Krasniqin e Bregun por dhe me dy të “padëshiruar” të Tiranës si Karabeci apo Asjon Daja, shtuar këtu edhe atë grup të kuruar deri në detaje nga tekniku Martini, Teuta ndjen se është ajo pretendetja sezonale.

Ata nuk e thonë. Madje te kampi durrsak nuk shqetësohen edhe nëse skuadra ka patur luhatje në teste miqësore. Te Teuta, kërkojnë vetëm një gjë. Të nisë kampionati. Edhe këtë, shpesh në heshtje…

Sot, seancë e qetë. Në pritje të një datë të javës së parë, Edi Martini me të tijtë, me shumë mundësi do të kryejë nesër një miqësore me Teutën U21 në ‘Olimpik Parc’. I vetmi që pritet të mungojë është Fabian Beqja teksa pas operimit në pulpë, gjëndët në fazë rekuperimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!