Xhaferi donator dhe Xhaferi falenderues…

Xhaferi, donatori kryesor i Vllaznisë, ka postuar në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’ një status falenderues për kryebashkiaken Voltana Ademi si dhe qeverinë qëndrore në Tiranë.

Në thelb, njeriu që ka marrë përsipër të “rinovojë” Vllazninë futboll, i është referuar lejes zhvëllimore të miratuar nga qeveria për ndërtimin e kompleksit sportiv në Shkodër teksa perfshihen 3 fusha te mbyllura për lojrat me dorë si dhe 8 fusha tenisi.

Postimi i Alban Xhaferit:

“E vlerësoj maksimalisht angazhimin e përbashkët të Kryetares së Bashkisë Shkodër dhe të Kryeministrit shqiptar për miratimin e lejes zhvillimore në ndërtimin e kompleksit sportiv, ku përfshihen 3 fusha të mbyllura për lojërat me dorë, si dhe 6 fusha tenisit.

Një sipërmarrje sportive aspak e lehtë, e iniciuar mes miqsh dhe dashamires të sportit, që duhet mbështetur në çdo hap dhe nga të gjitha nivelet e qeverisjes vendore dhe qendrore, madje edhe më gjerë, për t’i dhënë mundësinë tifozëve të zjarrtë shkodran, qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve për t’u marre me sportet e lojërave me dorë në përgjithësi.

Me ndihmë të Zotit uroj dhe shpresoj që kjo sipërmarrje unike dhe e rëndësishme për qytetin tonë, pse jo edhe për të gjithë rajonin, të realizohet sa më shpejt dhe të vihet në funksion të zhvillimit të lojërave me dorë për t’i sjellë një dimension të ri zhvillimit të këtyre sporteve”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!