Ipko, zbardhet 11-i më i mirë i javës…
Në përfundim të javës së 6 në Ipko, telegrafi.com, përzgjedh 11 lojtarët dhe trajnerin më të mirë të javës.
Për portën, vendi i titullarit, i takoi Enea Koliqit me fanellën e Gjilanit. Në derbi me Dritën (0-0), pogradecari u tregua mjaft i zoti për të sprapsur goditjet e lojtarëve kampionë të Dritës.
Shkëlzen Lushtaku i Drenicës në krahun e djathtë ndërsa Ilir Blakcorri i Dritës në të majtë. Qëndra i takoi dyshes Ivan Fustar (Gjilani) dhe Lapidar Lladrovci (Feronikeli).
Mesfusha nis me dyshen e Drinicës, Hysen Tahiri dhe Diar Miftaraj. Dy vendet e tjera i përkasin Hamdi Namanit (Drita) dhe Muharrem Jasharit (Trepçës ’89).
Për sulmin dilemat ishin zero pasi Milrind Daku dhe Oto Xhon shënuan 5 gola së bashku. Ish-sulmuesi i Kukësit me dy golat e tij ndaj Arbërisë, ndihmoi Ballkanin të fitojë në transfertë 2-4.
Në anën tjetër ish-sulmuesi i Skënderbeut me Prishtinën, shënoi tri gola në portën e Besës së Pejës në fitoren 4-0. Daku kryeson listën e golashënuesëve me 12 realizime në 6 takime.
Trajneri më i mirë u zgjodh kreu i stolit të Drenicës, Fadil Rama.