Llapi 7 javë pa fitore…

Ipko, java e 7-të: Besa Pejë- Llapi 2-2, Drenica- Arbëria 0-1

U luajtën dy takime sot në Ipko Superligën e Kosovës për llogari të javës së 7-të. Në program dy takime të cilat përkonin me skuadra që duelonin fort mes tyre. Për vetë pozicionin në fund tabelë, pas 6 javëve Besa Pejë dhe Llapi luftuan fort për fitore por në fund 2-2.

Batatina, trajneri i Llapit tha në fund të ndeshjes se Besa e barazoi Llapin në minutën e 100-të. “Ata na barazuan në minutën e 100-të dhe ne nuk morëm tri pikë të një ndeshjeje që e patëm në dorë. Nuk jap dorëheqjen”- tha trajneri. Llapi ende nuk ka marrë firore në Ipko.

Në takimin tjetër të ditës Drenica zhgënjen tërësisht në Skënderaj ndërsa me një autogol në të 8-ën, i dhuron tri pikë surprizës nga Lipjani, Arbëria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!