Breshia largon Delnerin pas…dy javëve
Dy javë dhe ‘Dallendyshet’ largojnë njërin nga teknikët më me përvojë në Itali.
Barazimi javën e parë dhe humbja e thellë 3-0 në transfertën e Padovas me Çitadelën nuk kalohen ‘paq’ te ish-ekipi i Igli Tares në Seria B
Kjo pasi dhe në Itali çuditë me trajnerët e larguar pa kriter, janë prezent. Kështu Breshia e rrëzuar edicionin e kaluar nga Seria A në B, pas dy javëve shkarkon trajnerin.
Madje të dy trajnerët pasi së bashku me Luixhi Delnerin e njohur 70 vjeç, ikën edhe ndihmësi Stefano Lukini.
Diego Lopez tekniku që udhëhoqi ‘Dallendyshet’ teksa promovoheshin në A, ka marrë sërish spaletat e kreut te stolit të skuadrës së Emanuele Ndojit. Mikele Fini do të jetë ndihmësi i uruguajanit.